25 DHJETOR 2023, 22:15,

Situata me zjarrin në qendrën tregtare në Lushnje është përkeqësuar.

Vatrat e zjarrit në katin e tretë dhe të katër janë riaktivizuar sërish. Flakët duket se kanë dalë jashtë kontrollit.

Zjarrfikësit kanë nisur sërish punën për të shuar flakët, pasi më herët e u bë me dije se situata ishte nën kontroll.

Kujtojmë se policia bëri  me dije se nga tymi ishin asfiksuar 39 persona të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër ministri Taulant Balla u shpreh se kërkon një hetim të plotë të shkaqeve të zjarrit./ CNA