Nga OraNews. 25 Dhjetor 2023, 22:05

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje është rindezur pikërisht aty ku nisi, në katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodhen 100 biznese që tregtojnë mallra industriale, kryesisht jorganë, dyshekë e jastëkë te cilat vazhdojne të digjen.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen brenda ambientit, për shkak të temperaturës së lartë, ndaj po operojnë duke ndërhyrë përmes vinçit nga ambienti i jashtëm.

Nderkaq mesohet se tashme eshte kerkuar ndihma edhe nga Forcat e Armatosura qe pritet ti bashkohet betejes per venien nen kontroll te ketij zjarri qe tashme kercenon frikshem zonen perreth.

Kujtojmë se zjarri lindi pas mesditës së sotme dhe u desh ndërhyrja e forcave të shumta zjarrfikëse dhe RENEA-s për të vënë disi flakët nën kontroll dhe për të nxjerrë jashtë banorët.