Përkeqësohet situata në Himarë, digjen 2 banesa, shumë të tjera në rrezik

5 Shtator 2026, ora 00:23
Situata nga zjarri në Himarë vijon të përkeqësohet, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi në zonë. Deri më tani raportohet se janë djegur dy banesa, ndërsa rrezikohen edhe rreth 40 të tjera.
Forcat zjarrfikëse vijojnë luftën me flakët në terren, ndërsa situata paraqitet e vështirë për shkak të përhapjes së zjarrit.
Ndërkohë, banorët kanë ngritur alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, pasi flakët po afrohen drejt banesave të tjera.
Kujtojmë se sipas denoncimeve të banorëve situata ka dalë jashtë kontrollit pasi forcat zjarrfikëse kanë shkuar me vonesë në terren.

© SYRI.net
