Prof. Qazim Namani

31 Tetor 2025
Sot dua ta ndaj me miqtë e mi një kujtim e një ndjenjë mirënjohjeje për një njeri të veçantë – mikun, kolegun dhe bashkëpunëtorin tim të dashur Dr. Sc. Qazim Namanin.
Rrugët tona u kryqëzuan për herë të parë në vitin 2005, gjatë studimeve të Masterit, dhe që atëherë kemi ndarë një udhëtim të gjatë e të bukur akademik – nga studimet e Doktoraturës, deri te Konferencat Kombëtare e Ndërkombëtare, ku shpesh kemi qenë bashkautorë në punime shkencore.
Qazimi është një personalitet që e dallon thjeshtësia, urtësia dhe dashuria për dijen. Me mbi 150 punime shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit, ai ka lënë gjurmë të thella në fushën e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Qazimi ka publikuar punime në Kosovë, Shqipëri, Malin e ZI, Kroaci, Maqedonin Veriore, Turqi, Itali, Rumoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.
Për shumë vite ka dhënë kontribut të çmuar në “Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve”, duke u kujdesur me pasion për ruajtjen e vlerave historike e shpirtërore të vendit tonë. Po ashtu Qazimi ka zhvilluar me dhjetra intervista në radio e televizione të ndryshme, duke shpalosur shumë të vërteta mbi histotin dhe traditën tonë.
Puna e tij përfshin studime të rëndësishme mbi Etnokulturën dhe Historinë Kombëtare.
Ndër temat ku ka lënë gjurmë përmenden:
– Veshjet tradicionale shqiptare, si në studimin e njohur për “Veshjen e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës”;
– Simbolet dhe motivet shqiptare në trashëgiminë materiale;
– Origjina e emrit “Kosovë” dhe roli i elementeve dardane në identitetin kulturor shqiptar.
– Gjurmët e xehetarisë në Kosovë.
– Konservimi dhe restaurimi i monumenteve të arkitekturës, e shumë e shumë punimeve të tjera të cilat kanë nxjerr në dritë të kaluaren e lashtësisë sonë kombëtare.
Sot, Dr. Qazimi mbyll me dinjitet e krenari një kapitull të rëndësishëm të jetës profesionale, duke hyrë në një etapë të re – pensionimin. Një periudhë që i takon pas një jete të mbushur me punë, dije e përkushtim.
Urime nga zemra, miku im!
Uroj që kjo fazë e re të jetë plot shëndet, qetësi, momente të bukura e frymëzim për krijime të reja nga shkenca.
Kontributi yt mbetet frymëzim për të gjithë ne që kemi pasur fatin të të njohim e të bashkëpunojmë me ty.
Nga: Pajazit Hajzeri