Pas Sarandës, Matit, një tjetër qytet bëhet vatër e kuqe e koronavirusit

29 MAJ 2020

Raste të shumta janë zbuluar me koronavirus në vendin tonë, teksa këtë herë jo vetëm në Tiranë. Bëhet fjalë për raste të ndryshme në qytete të ndryshme.

COVID-19 shkon në Sarandë. Një shtetase nga Ukraina e cila kishte shkuar me pushime në Sarandë rezuloi pozitive me koronavirusin COVID-19 duke shënuar kështu rastin e parë në qytetin bregdetar.

Prej 7 muajsh  gruaja ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë kishte apartamentin e saj dhe nuk kishte pasur kontakte të tjera. Po punohet për gjurmimin epidemiologjik të kontakteve.

Katër të prekur të tjerë janë zbuluar në Lushnje, kontakte të rasteve të mëparshme në Tiranë.

Gjithashtu 6 raste të reja janë regjistruar në Mat, ku të gjithë ishin të afërm të moshuarës që rezultoi pozitive në Tiranë.