19 Prill 2024

Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviç ka sugjeruar që Serbia të ndalojë integrimin evropian.

Gjukanoviç në rrjetin social X ka deklaruar se për këtë vendim duhet të njoftohen të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

“Dërgojini një letër të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në të cilën do të informohen se Republika e Serbisë po i ndërpret integrimet e mëtejshme evropiane.

Të informohen të gjitha institucionet e BE-së dhe zyrat që kanë në Serbi se nuk ka nevojë të bëhet më asgjë në fushën e integrimit evropian të Serbisë.

Zhvilloni marrëdhënie ekskluzivisht dypalëshe me të gjitha vendet anëtare të BE-së”, ka shkruar Gjukanoviç.

Nga OraNews