Paret e babit hajdut. –

Nga Edison Ypi

Paret e vjedhura të babit hajdut i shpenzojnë kalamajtë e babit hajdut për të bërë qef nëpër lokale, hotele, plazhe, për të blerë rroba të shtrenjta dhe duke bërë kurvlliqe nga më të ndyrat.
Paret e babit hajdut, çuni i babit hajdut i përdor për tu bërë drogaxhi. Ndërsa çupa e babit hajdut, paret e vjedhura nga babi hajdut i përdor për tu bërë karaputanë.
Për ta ndalur shtimin e kurvave dhe kurvarëve që prodhojnë pa u ndalur paret e babit hajdut duhet Hitleri që babin hajdut bashkë me pjellat e tij ti pjeki të gjallë në hell. Por ligji e ndalon. Hiç s’ke ç’i bën.
Me paret e babit hajdut, kalamajtë e degjeneruar të babit hajdut, dërgohen të bëjnë shkolla të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Në ato shkolla kalamajtë e babit hajdut nuk shkojnë pse kanë ndonjë talent apo meritë, por vetëm për tu ngrehur me paret e vjedhura të babit hajdut. Puna që në këto raste këta zagarë e kryejnë më së miri është përhapja e namit të Shqipërisë si vend hajdutësh dhe skllevërish budallenj.
Nëse me paret e babit hajdut çuni dhe çupa ndoshta nuk drogohen, dhe as nuk shkojnë në shkolla të shtrenjta, por hapin biznes, nën shembulln e babit hajdut, bastardat nuk paguajnë taksa, nuk sigurojnë të punësuarit, ose futen në politikë.
Me paret e babit hajdut çuni ose çupa e babit hajdut blejnë makina dhjetra mijra euro. I ngasin me 150 në orë në mes të qytetit. Vrasin policin rroga mujore e të cilit është më e vogës se çmimi i njërës prej gomave të makinës së blerë me paret e babit hajdut. Përfundojnë në burg. Data e hyrjes në burg dihet. Për datën e daljes sa më shpejt nga burgu me anë të pareve të vjedhura të babit hajdut, s’bëzan kush.
Paren e vjedhur nga babi hajdut kalamajtë e babit hajdut mund ta shpenzojnë pa frikë. Meqënse ajo pare është publike, pra e të gjithëve dhe e askujt, babi hajdut nuk ndjehet hajdut.
Me paret e babit hajdut, bastardat e babit hajdut nuk blejnë vetëm sende, por edhe nam, madje dhe respekt.
Meqënse çuni dhe çupa e babit hajdut nuk e kanë problem t’i ndërrojnë dashnoret dhe dashnorët nëpër orgjira, falë pareve të vjedhura të babit hajdut, Shqipëria po mbushet e tëra me kopila dhe bastarda.