Pacientët me COVID presin në autoambulanca, njëri prej tyre humbet durimin, zbret dhe futet vetë në Sanatorium. Infermierët e nxjerrin prapë jashtë

24 nentor  2020

Kaotike paraqitet panorama në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me mungesë shtretërish dhe fluks pacientësh.

Një i prekur me Covid-19 e dëshmon më së miri këtë. Teksa ishte në ambulancë, ai vendosi të heqë tubin e oksigjenimit dhe të hyjë vetë në ambientet spitalore.

Por, sikundër shihet nga pamjet e A2, i sëmuri nuk gjeti një shtrat të lirë.

Pas disa minutash, personeli mjekësor e pozicionoi sërish në autoambulancë.

Familjarët e pacientëve thonë se qëndrimi disa orësh në ambulancë është kthyer tashmë në normalitet.

j.l./ dita