“OFL nuk është e aftë për të arrestuar personat me rrezikshmëri të lartë”, Erzen Breçani bën deklaratën e fortë.

10 SHKURT 2020

Ish-drejtuesi i lartë të policisë, Erzen Breçani, tha në “360gradë” se OFL është një strukturë për parandalimin e aktivitetit kriminal, por ata nuk janë të aftë për veprime operacionale me rrezikshmëri të lartë.

Ai u shpreh se këto forca shoqërohen gjithmonë nga forcat RENEA të cilët janë të specializuar për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

Erzen Breçani: OFL është një strukturë që ndikon në parandalimin e aktiviteteve të këtyre grupeve kriminale. Por t’i referohemi veprimtarisë operacionale, këta nuk janë të aftë për të kryer veprime operacionale për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë. Unë e shoh në të gjitha rrethet që shkon. Kjo shoqërohet nga forcat speciale të RENEA-s, të cilët janë të mirëspecializuar për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

Gazeta Sot