“Nuk e shkarkoj Veliun edhe nëse dalin 500 mijë veta në shesha”.  Basha: – Zoti e ruajtë, 1,5 milionë veta do të dalin më…

15 DHJETOR 2020

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës de nuk e heq Ardi Veliun edhe nëse 500 mijë vetë dalin në shesh, duke e kërcënuar se do të dalin edhe më shumë se kaq.

Në konferencën e shtypit,  Basha tha se “nëse dalin 500 mijë vetë Zoti e ruajt Edi Ramën. T’i thërrasë kokës se jo 500 mijë por 1 milionë e 500 mijë do t’i dalin Edi Ramës në shesh për ta larguar më 25 prill”, tha Basha.

Gjatë deklaratës për shtyp, kryedemokrati Lulzim Basha tha se i mbështet protestat për vrasjen e Klodjan Rashës. Ai thotë se vrasja e 25-vjeçarit ishte një shkëndijë për këto protesta.

“Lus çdo shqiptar që të ndalet 1 sekondë dhe të kuptoj se çfarë po ndodh. Kërkon të fajësoj këdo për vrasjen e Klodjan Rashës. Kësaj nuk do i shpëtonte as opozita. Rrënjët e kësaj revolte janë më të thella. Vrasja e Klodian Rashës ishte vetëm shkëndija për këto protesta. Protesta ka patur dhe ka mbështetjen tonë të plotë Për protestat e studentëve fajësoi opozitën. Në 2017 Edi Rama erdhi në pushtet përmes krimit. Studentët i shau, i telendisi e i mashtroi. Vetëm ne i dhamë një zgjidhje atyre. Pse i dogjëm mandatet? Duhej zgjedhje politike. Bëri zgjedhje moniste. Lulzim Basha si kryeministër ashtu siç hoqëm vizat 10 vite më parë do të heqim nga barra dhe shefat mafiozë. Ju garantoj që brenda 6 muajve të parë në qeverisje do kemi standarte të larta. Koalicioni opozitar është 1 dhe i pandarë. Për të larguar Edi Ramën. Për t’i dhënë shqiptarëve garancitë për të larguar Edi Ramën. Ky që për 8 vite nuk mbajti asnjë premtim. Nuk meriton më asnjë ditë më shumë” – tha Basha.

Gazeta Shqip