Akademiku Artan Fuga është shprehur se nuk e përjashton një aleancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në zgjedhjet e ardhshme.

Komentet Fuga i bëri përmes një interviste në News 24, ku tha se Basha po vjen në krye të PD-së me procedura të dyshuara.

Ai shtoi se shumë gjëra mund të ndryshojnë në politikën shqiptare dhe sipas tij, mund të ndodhë të ketë ndryshime që mund të sjellin edhe bashkimin e PD-së.

“Çdo njeri ka të drejtë që të vijojë jetën e tij politike3 dhe të jetë në politikë. Dy reflektime kam unë, e para; tërë procesi që u përmbyll me përzgjedhjen e zotit Basha, lënë një shije të hidhur. Opinioni publik, jo vetëm unë, nuk e pranon. U tha se 50 mijë anëtarë janë ç’regjistruar, ndërkohë kanë votuar 18 mijë e ca. Këta 18 mijë që kanë votuar, ke marrë votën e pakicës, dhe këto 50 mijë nuk janë më mua.

Ndaj ti vërteton se ke qenë në minorancë. A ka shumicën zoti Basha në grupin parlamentar? Jo, nuk i ka. Vijmë te elektorali. Çfarë dha elektorati i grupit që sot drejtohet nga zoti Basha dhe që e quan sot PD në zgjedhjet e fundit? Shifra frikshëm të ulëta. Ai vjen në krye të PD me procedura të dyshuara. Vijmë te reflektimi i dytë; a ka shanse që ky grupim që ai do të krijojë, mes këtyre fraksioneve, që nuk duhet gjykuar sot.

Ka momente në histori ku situata ndërron brenda dy orësh. Mendoj se zoti Basha, gjykon që mund të ndodh që në një moment të caktuar, 3-4 ngjarje politike që mund t’i japin atij elektorat. Nuk përjashtohet kjo, sepse ne kemi një elektoral që nuk funksionon me disa bindje të caktuara. Ai është si të thuash volativ-fluturak. Mendoj se në kokën e zotit Basha është se; kam krijuar një strukturë, kam një numër deputetesh në Kuvend, do të kem nevojë nga ana e maxhorancës.

Maxhoranca mund t’i kërkojë në moment të caktuar zotit Basha aleancë, të bashkëqeverisin. Nuk e përjashtoj. Mund të ketë kriza, apo çështje numash. Dëgjoj Ramën që thotë; kërkoj të kaloj përtej PS. Pse jo që kalon dhe te PD. Nuk ka shanse që të bashkohet PD, me këtë ndarje. Ka ngjarje që asnjëra palë nuk është në gjendje që t’i evitojë. Mund të ndodhi çdo gjë. Ne flasim për të ardhmen si mundësi. Një mundësi është që zoti Basha, i ftuar nga zoti Rama, të bëjë një aleancë bashkëqeverisje, çdo gjë mund të ndodhi. Zoti Basha bën këto kalkulime, që po të marr ndonjë ministri, shton elektoratin.

Do të humbasë një pjesë të elektorati të PD, por do të thotë se do të fitojë diçka tjetër. Mund të ndodh që në 3-4 vitet e ardhshme mund të ketë zhvillime që mund të sjellin bashkimin e PD. Ky grupimi i zotit Basha, që ai e quan PD, për të cilin unë kam ngërç, pasi kur përjashton 50 mijë anëtarë, është zor ta quash. Por po të shohësh qëndrimet politike janë as mish dhe as peshk. Mendoj se nuk është e pazgjuar nga zoti Basha”, tha Fuga.

Gazeta Panorama