“Një tmerr i paparë, mbeta pa fjalë”/ Arjan Çani befasohet nga pamjet: Janë me qindra e mijëra mesazhe që kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliut

30 MAJ 2020

Kreu i lartë i Policisë së Shtetit ditën e djeshme demonstroi një video të nënë së 15-vjeçarit që para disa ditë u dhunua nga policia.

Ardi Veliu u shpreh se pasi të shikoni videon mund ta komentoni vetë se nga çfarë familje vjen.

Në pamjet e ëma e 15-vjeçarit duket me pistoletë, por që rezultoi episod i xhirimeve të një filmi. Pas këtyre imazheve që bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe shkaktoi reagime të shumta dhe kritika deri në thirrje për dorëheqje ndaj Veliut.

Moderatori Arjan Çani është shprehur i skandalizuar nga deklarata e një dite më parë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në nisje të emisionit, Çani tha se ka mbetur pa fjalë kur dëgjoi mënyrën se si gjykon një zyrtar i lartë i policisë në vendin tonë për të justifikuar dhunën që përdor policia ndaj një të mituri

“Janë pafund me qindra e mijëra mesazhe nga njerëz, të njohur e të panjohur që kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliut. Nuk e di nëse Ramsi do të japë viston për shkarkimin e tij pas këtij skandali të paparë, një tmerr i paparë deklarata e Ardi Veliut në shekullin e 21, nga një zyrtar i lartë i administratës.

Unë mbeta pa fjalë plak, nuk e komenton dot, se është e pamundur. Kur e pashë ngela i llahtarisur, pra mirë që nuk e pa që ajo ishte në film, por si mund të shkojë në mendje që të gjykojë dikë nga familja”, shprehet moderatori.

Gazeta Sot