Një libër me vlera për Leskovikun nga Lutfi Njazi Shehu

Nga: Aleks Kalemasi

Një libër për krahinën e Leskovikut me të gjitha veçoritë e zonës, sapo është botuar. Me autor Lutfi Shehun, i lindur në Leskovik, libri trajton veçori të përgjithshme të zonës, historinë, të dhëna gjeografike dhe etnokulturore, të dhëna rreth besimeve fetare si dhe monumentet e natyrës duke i përshkruar me hollësi së bashku me fshatrat që kanë qenë pjesë e kësaj treve.

Libri “Historiku i krahinës dhe qytetit të Leskovikut, gjeneza e familjes halvetiane bektashiane Lutfi Abdulhadi Shehu e pasardhësve, kujtime e mbresa” është më së shumti një biografi e familjes Shehu ndër vite, por përveç kësaj, autori përshkruan me nota të gjalla traditat e zonës, historinë e larmishme dhe shpesh herë të dhimbshme, duke nisur që nga masakrat e andartëve grekë në vitet 1913-1914 gjatë të cilave ka vuajtur shumë krahina e Leskovikut. Aty përshkruhen edhe periudha e vështirë e konfliktit italo-grek, konflikt i cili u zhvillua në territorin shqiptar ku popullsia shqiptare vuajti mjaft, si dhe vitet e vështira të Luftës së Dytë Botërore, sidomos viti 1943 kur familja Shehu u detyrua të shpërngulet për herë të tretë për shkak të luftrave. Ajo trajtohet dhe përshkruhet me mjaft detaje, duke qenë se autori e ka jetuar vetë këtë periudhë të vështirë.

Një libër me vlera për Leskovikun nga Lutfi Njazi Shehu

Tradita familjare

Lutfi Shehu vjen nga një familje me tradita patriotike. Gjyshi i vet Lutfi Abdulhadi Shehu, pas mësimeve që mori në Janinë dhe Stamboll, u caktua baba i teqesë së Leskovikut. Për shkak të këtij aktviteti u arrestua dhe u burgos në Janinë nga andartët grekë, ndërsa në 25 shkurt 1914 Teqeja e Leskovikut u dogj dhe shkatërrua pikërisht nga ata.

Babai i Lutfiut, Njaziu, ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare si dhe pjesëmarrës në vrasjen e kollazit turk, Hasan Efendiut. Ai mori pjesë edhe në luftimet e zhvilluara kundër forcave rebele të Haxhi Qamilit në 15 qershor 1914 në Durrës të drejtuara nga komandanti holandez, Koloneli Thomson.

Ishte një trevë që kishte nxjerrë figura dhe patriotë të njohur, si Zylyftar Poda, Jani Vreto, At Stathi Melani, Xhavit Leskoviku, Nezir Leskoviku etj. Njaziu ishte telegrafist dhe teknik linjash, ndërsa bashkë me Vangjel Tashon ishin përfaqësues të Leskovikut në Kongresin e Durrësit.

Edhe gjatë viteve të luftës, familja Shehu e mbështeti fuqishëm atë. Petriti, vëllai i Lutfiut si dhe dy motrat e tij Bukuria dhe Myneveri, u rreshtuan me forcat partizane në Brigadat 15 dhe Brigadën e 2 Sulmuese. Madje edhe e ëma, Nevrezi, ishte veprimtare në kuadër të gruas antifashiste gjatë luftës si kryetare dhe pjesëmarrëse në Kongresin e Dytë të Gruas Antifashiste të Shqipërisë.

Megjithatë, për t’i shpëtuar përndjekjeve dhe reprezaljeve nga pushtuesit e huaj, Njazi Shehu (babai i Lutfiut) është detyruar që tre herë të shpërngulet nga Leskoviku.

Largimi i parë ka qenë në prill 1912, ku familja u vendos në teqenë e Majkoshit në Tepelenë për shkak të dhunës e plaçkitjes së andartëve grekë në atë zonë.

Largimi i dytë ka qenë në tetor 1940, ku për 6 muaj (deri në prill 1941) familja u strehua te të afërm në Ballsh.

Largim i tretë ka qenë nga qershori deri në nëntor 1943. Ishte koha kur tre pjestarë të familjes ishin pjesë e formacioneev partizane dhe për katër muaj u strehuan në Korçë.

Gazeta Dita

Aleks Kalemasi