Nis marshimi masiv në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

1 Gusht 2026
Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të të protestës masive qytetare
Menjëherë pas përmbylljes së mesazheve nga podiumi, mijëra protestuesit e mbledhur janë rreshtuar për të nisur një marshim përgjatë rrugëve kryesore të Tiranës.
Turma, e cila tashmë është shtrirë në një gjatësi kilometrike, po lëviz nën monitorimin e forcave të rendit dhe me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kreut të ekzekutivit.
