Nga Italia drejt Shqipërisë, tre veliera me aktivistë në mbështetje solidaritet me protestat qytetare kundër Ramës

21 Gusht 2926
Tre varka me vela janë nisur mbrëmjen e djeshme nga Brindisi drejt Shqipërisë, në kuadër të një nisme solidariteti me protestat në Shqipëri, lëvizja qytetare që prej më shumë se 80 ditësh po zhvillon protesta në qytete të ndryshme shqiptare.
Anijet, pjesë e Global Sumud Flotilla, u nisën rreth orës 22:00 nga Brindisi, me destinacion ishullin e mbrojtur të Sazanit, ndërsa në bord ndodhen aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria.
Sipas organizatorëve, nisma synon të shprehë solidaritet mes dy brigjeve të Adriatikut dhe të mbështesë protestat qytetare në Shqipëri.
Në ekuipazh ndodhet gjithashtu studentja e Universitetit të Bolonjës, Klea Meksi, e cila, është fëmijë i prindërve shqiptarë që mbërritën në Itali me anijen “Vlora” më 8 gusht 1991.
Lëvizja “Revolucioni i Flamingove” kundërshton projektin për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit dhe akuzon autoritetet për cenim të pasurive publike dhe bregdetit shqiptar.
Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të një resorti luksoz të lidhur me investitorë ndërkombëtarë.
Nisma nga brigjet italiane synon të lidhë simbolikisht historinë e emigracionit shqiptar të viteve ’90 me protestat e sotme qytetare.
“Solidariteti nuk është vetëm një ndjenjë: është një rrugë”, është motoja e kësaj mobilizimi politik dhe qytetar.
