patronazhistët mos te hanë më m*t.

“Nga cila anë do të flesh”, Flor Binaj i bën thirrjen e fortë qeverisë nga protesta: – Të varfrit duhet të hanë bukë dhe patronazhistët mos te hanë më m*t.

11 MARS 2022

Aktori i humorit Florian Binaj për të tretën ditë më radhë ka qenë pjesë e protestës para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Në fjalën e tij para qytetarëve, aktori tha se qeveria ka nxjerrë në fushë beteja patronazhistët për të penguar protestat.

“Nga suksesi i protestës fatkeqësisht qeveria në vend të heqë taksat, ka nxjerrë në fushe betejë patronazhistët, sufllaqexhinjtë dhe spiunet duke hedhur vrer mbi këtë protestë, a thua se të gjithë ju që keni ardhur këtu do bëheni Kryeministër apo Presidenti.

E kemi edhe KM edhe presidentin që mos i paçim. Të gjithë ne këtu dhe ata që do vijnë nesër kemi ardhur për dinjitetin njerëzor, që ata të varfrit të kenë mundësi të hanë bukë dhe ata që bëjnë patronazhitët të mos hanë më mut.

Edhe një gjë i them qeverisë: Kur shikon gjithë këta njerëz në shesh, nga cila anë do flesh”, tha Binaj.

patronazhistët mos te hanë më m*t.

Gazeta Sot