23 Prill 2023

Teksa shpreh mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar bashkie në Tepelenë, Baftjar Imeri, Ilir Meta thekson se pas 14 majit kryebashkiaku i ri do të punojë me vendosmëri dhe përkushtim.

“Nuk ka asnjë bastion përballë nevojës së madhe dhe ulëritëse për Ndryshim, që po ndihet fort dhe kudo në çdo qytet dhe bashki të Shqipërisë. Baftjar Imeri u rikthye në Tepelenë pas tre dekadash në Kanada, për të qenë kryebashkiaku, i cili pas 14 Majit, do të punojë me vendosmëri dhe përkushtim për t’i rikthyer shpresën dhe zhvillimin qytetit të tij, në mënyrë që ashtu siç ai u rikthye, dhe të rinjtë dhe të rejat e Tepelenës të rikthehen në qytetin e tyre. Bashkë Fitojmë”, shkruan Meta.