Nëpër xhamat e lokaleve të Tiranës shfaqet “Kërkohet një Avni”…

8 shtator 2019

Nga Gazeta Dita.

Shqiptarët ftohen vazhdimisht të protestojnë, por problemi është që ata që e bëjnë këtë janë vetë prej atyre kundër të cilëve duhet protestuar.

Pra indinjata dhe pakënaqësitë nuk mungojnë; ato që mungojnë janë morali dhe kredibiliteti i atyre që na thërrasin në protesta.

Në këto kushte të mungesës së përfaqësimit politik, shqiptarët gjejnë mënyra individuale për ta shprehur revoltën.

Si kjo këtu:

“Kërkohet një Avni” thuhet në këtë mini-afishe të printuar, shpërndarë dhe ngjitur në dyert e lokaleve më të frekuentuarat nga rinia në kryeqytet.

Avni Rustemi ka hyrë në histori si simbol i vrasjes së politikanëve të korruptuar që shesin interesat e vendit.

Duket e rëndë? Në fakt nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri.

Foto është realizuar në një nga lokalet pranë stadiumit “Dinamo”, rruga “Komuna e Parisit” dhe është dërguar në Dita nga një lexues, banor i kësaj zone.