29 Shtator 2026
Ne zonën e Tepelenës, shfaqet Erosi apo Kupidi, sic i thonin romaket.
Nga Germimet e fundit arkeologjike ne Qesorat te tepelenes u shfaq dhe Erosi.
Edhe veriu i Shqiperise kishte nje emer për të, quhej Prendush… e gjitha në një lojë sentimentale dashurish profanike 🤷‍♂️
Ky qe perëndia e dashurisë dhe dëshirës erotike, që në periudhën e vonë klasike paraqitet shpesh si çunak me krahë.
Roma e vonë filloi ta quante edhe Amor – fytyruar zakonisht si fëmijë i vogël me flatra dhe hark e shigjetë.
Gjithsesi në Tepelenën. “e ashpër” ku siç del ka lazdruar libido, imazhet na sugjerojne një skenë me Erotes (shumësi i Erosit), pra figura të vogla të lidhura me dashurinë, bukurinë, verën, natyrën etj., dhe identifikimi përfundimtar varet nga atributet dhe konteksti i mozaikut ende në shqyrtim.
Nga FB: A. Shkreli.