“Në Shqipëri mund të ndihet 5-6 ballë”, sizmologu flet për tërmetin që paralajmëroi qeveria turke

27 JANAR 2020

Sizmologu Rrapo Ormeni  tha se tërmeti me magnitudë 7.5 rihter që është paralajmëruar në Turqi, pritet të ndihet edhe në Shqipëri.

Sipas Ormenit tërmetet me deri në 6 ballë nuk janë dëmtues, por vetëm frikësues.

“Është një tërmet me magnitudë 7.5 rihter, që i thonë mbi 10 ballë. Kjo do të thotë që shkakton dëmtime të mëdha. Vetëm godinat e dëmtuara fort i rezistojnë. Por Shqipëria është rreth 2500 km larg, ai këtu do të vijë 5-6 ballë. Nuk shkakton asgjë tek ne. Pragu kur fillojnë dëmtimet është 7 ballë. 6 ballë nuk ka efekt dëmtues, 5 ballë është vetëm i frikshëm që ndihet nga njerëzit. Që nga epiqendra që është në Turqi këtu vjen i ulët. Ai do të ketë efektin e ndjeshmërisë, por jo efekt dëmtues. Energjia do shuhet”, tha Ormeni.

SOT.COM.AL