“Në Shqipëri, çmimet e ushqimeve njësoj si në BE” – Qeveria Rama e fundit për të ndihmuar qytetarët

17 Korrik 2022

Në një postim në Facebook, Ina Zhupa ka postuar një tabelë ku sipas saj, krahasohet ndihma që ka dhënë qeveria shqiptare me vendet e rajonit.

Sipas këtij grafiku, Shqipëria renditet në vend të fundit, ku ka vendosur në ndihmë të qytetarëve vetëm 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit, Kosova ka vendosur 0.7%, Maqedonia e Veriut, 3.6% ndërsa Serbia 2%.

Zhupa thotë se sipas indeksit të publikuar nga Eurostat, ushqimet në Shqipëri kushtojnë njësoj si në BE.

Postimi i Ina Qeveria Rama përherë e fundit për ti shërbyer qytetarëve. Vetëm 0.3% të GDP-së ofroi Shqipëria si mbështetje për krizën ekonomike që prekën kryesisht nevojat bazë sidomos ushqimet. Vendet e tjera të rajonit japin më shumë për qytetarët e tyre siç e tregon edhe tabela.

Qytetarët shqiptarë vuajnë krizën e rritjeve të cmimeve më shumë se çdo vend tjetër. Sipas indeksit që publikoi Eurostat, ushqimet në Shqipëri, në shtetin më të varfër të Europës, kushtojnë njësoj si në BE. Kjo krizë çmimesh ka ndikuar në pamundësinë e familjeve shqiptare për të përmbushur nevojat bazë.

Gazeta Panorama