Femije te Arrestuar Rus

Ne Rusi nuk kursen as fëmijët, shoqërohen në Polici bashkë me prindërit. – Deri tani 7 mijë të arrestuar. Ja pankartat që mbajnë në duar vogëlushët

2 Mars 2022

Protestuesit në Rusi kanë sfiduar Moskën dhe kanë dalë në rrugë kundër luftës që ka nisur Presidenti Vladimir Putin në Ukrainë, duke rrezikuar burgun dhe madje edhe akuzat për tradhti.

Femije te Arrestuar Rus

Pothuajse 7,000 persona janë arrestuar deri më tani nga policia ruse në rreth 50 qytete, raporton një organizatë që ndjek protestat në vend, shkruan Daily Mail.

Sipas fotografive të shpërndara të martën në internet nga politikani opozitar rus Ilya Yashin, edhe fëmijët janë mes të arrestuarve që po mbahen në komisariate policie.

Fotot tregojnë të paktën tre fëmijë, që janë në moshën kur duhet të ishin në shkollë fillore, të ulur në pjesën e pasme të asaj që thuhet se është një furgon policie në Moskë duke mbajtur ne duar lule dhe pankarta.

Protesta ne Rusi

Një vajzë shfaqet duke mbajtur një pankartë që shkruan “Jo luftë” në rusisht.

Femije te Arrestuar Rusi

Rreth fjalëve janë pikturuar flamuj të vegjël rusë dhe ukrainas.

Arrestime ne Rusi

Në të djathtë, dy flamujt janë vizatuar të ndjekur nga një zemër e vogël rozë, ku thotë “Rusia plus Ukraina është e barabartë me dashuri”.

Gazeta Panorama