9 gusht 2023

Vatra të reja zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në zonën e Rizarit në Selanik të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se forcat e Zjarrfikësve janë në vendngjarje, ku janë angazhuar 45 zjarrfikës me 13 automjete, dy grupe këmbësorësh dhe 4 helikopterë.

Sipas Zjarrfikësve, zjarri është afër banesave, por deri më tani ato nuk janë në rrezik.