Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’

5 Qershor 2026
Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës, kanë marshuar përsëri drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ ku dhe kanë kaluar përpara kryeministrisë.
Ata u drejtuan drejt selisë së Partisë Demokratike duke thërritur në kor “opozitë e shitur”.
