Zvërneci si pasqyrë e Kryeministrit

2 Maji 2026
Nga Fatos Tarifa
Çfarë dëshmojnë protestat qytetare të dy ditëve të fundit?
Ato dëshmojnë se ju, z, kryeministër:
(1) Nuk mund të bëni më siç doni me këtë vend, nuk jeni çifligari i tij;
(2) Keni humbur besimin e qytetarëve, edhe të shumë prej atyre që kanë votuar historikisht PS-në që ju drejtoni dhe, për këtë arsye, ju
(3) Nuk jeni më legjitim në krye të qeverisë së këtij vendi;
(4) Keni një marrëdhënie shumë të keqe me publikun, një marrëdhënie arrogante e përçmuese ndaj tij;
(5) Keni mbushur një kupë që s’mban më;
(6) Nuk dini ç’është përgjegjësia politike e morale; vetëm kërkoni, por kurrë nuk mbani përgjegjësi për veprimet tuaja;
(7) E dini veten mbi ligjin kur, në fakt, jeni, njëlloj me mua dhe me çdo shqiptar, i barabartë para tij.
(8) Mund të flisni bukur e në mënyrë të figurshme, por e vërteta nuk qëndron te fjalët, as mund të fshihet dot pas tyre.
Ju dëgjova kur folët para grupit parlamentar socialist, që të dëgjonin protestuesit e Zvërnecit, por, me aq aftësi sa kam për të kuptuar, e quaj fjalën tuaj një përpjekje sofiste të dështuar për ta bërë të zezën të bardhë.
