18 Tetor 2026

Pas shpërndarjes së turmës së protestuesve policia ka nisur ndjekjen e tyre ne rrugët e kryeqytetit.

Autokolona me makina dhe furgona u fut edhe në sheshin Skënderbej në ndjekje të turmës. Civilë të paidentifikuar që veprojnë mes policëve me uniformë kanë tentuar të shtypin me makinë të rinjtë që kanë qenë duke u larguar nga sheshi.

Nga kryeministria ndërkohë u nisën autokolona me forca policie me uniformë dhe pa uniformë. Edhe këta në ndjekje të të rinjve. Disa prej civilëve që veprojnë bashkë me policët mbajnë në duar hunj dhe shkopinj druri me të cilët kanë goditur këdo në rrugë përfshirë kalimtarë madje edhe besimtarë në xhaminë e Tiranës.

Siç shihet dhe nga pamjet, ata nuk kanë asnjë qëllim për neutralizimin e protestuesve siç janë rregullat e shtetit dhe kufijtë e policisë. Pasi pas dhunimit e braktisin atë që kanë dhunuar, në mes të rrugës.