18 Tetor 2026

Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi, ka reaguar për protestat që prej pesë ditësh kanë “ndezur” Tiranën, në vijim të protestave kundër qeverisë që kanë vijuar për 137 ditë në kryeqytet.

Në një postim në rrjetet sociale, Lajçi i drejtohet kryeministrit Edi Rama me thirrjen për t’u larguar nga detyra, duke shprehur indinjatën për përplasjet mes protestuesve dhe policisë, si dhe për pamjet e të rinjve të lënduar gjatë protestave.

Aktori kritikon ashpër qëndrimin e kryeministrit ndaj protestuesve dhe përdorimin e forcës nga policia. Në reagimin e tij, ai përmend gurët e hedhur gjatë përplasjeve, tymin, shkopinjtë dhe plumbat e gomës.

Ai kundërshton gjithashtu argumentet e Ramës për qëndrimin në pushtet dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke ngritur pikëpyetje mbi koston që, sipas tij, po paguajnë qytetarët në këtë situatë.

Në fund të reagimit, aktori përsërit thirrjen për largimin e kryeministrit, duke shprehur bindjen se Shqipëria do të vazhdojë edhe pa të.

Postimi i plotë:

Ik Ed, ik! Nuk ke rrugë tjetër.
Sot në mëngjes e pashë njanin tue folë me vetveten. M’erdhi gjynah!

Ishte futë ma në fund në zyrën e Kryeministrisë. Si urithi, shikonte e fliste. U trishtova.
Njeriu që s’kishte ba gjumë tanë natën, tash po pinte kafe e po i fliste nji guri, nji guri që kishte dalë prej dorës së nji djaloshi në bulevard, kur ai përpiqej me mbrojtë veten prej tymit, shkopinjve e plumbave të gomës.
Sa makabre!

Nji Kryeministër po shpjegonte pse s’duhej të ikte ai e pse s’duhej të vinte nji «neoballist», nji «neokomunist»… Kështu fliste ajo gërdosi që mban rruaza e penj laramanë, ngjyrëngjyra, në dorën e djathtë, ani se majtak asht, socialist muti asht!
Tregonte pse duhet me hangër gurë, jo bar, siç thoshte Ramizi dikur, që Shqipnia të bahet Evropë!
Unë u çburrnova, u korita, u marrova e shava:

— Nanën ta ladroftë Evropa!

Ç’të duhet Evropa pa Shqipni e pa shqiptarë? Me polic t’maskuem që flasin gjuhë tjera, don me shku Evropë?
Sot herët pashë nji gërdallë njeriu që fliste me vetveten. Në dorë mbante nji armë fantazmë — nji gur. Ndoshta ai gur kishte ra në kokën e djalit, ndoshta në qafën e vajzës, ndoshta në ballin e kryepolicit…

Pashë nji njeri të çmendun që çmenduninë e vet don me e çue deri te konopi, te plumbi, te burgu!
Nji Kryeministër që e ka hangër vetveten, mbasi e shiti Shqipninë. E tash, frika e humbjes nuk e len me ba gjumë, nuk e len me mendue kthjelltë, as me folë esëll.
U trishtova kur e pashë njeriun që i ka thanë Evropës: «Unë jam Kryeministri i Shqipnisë. Kam tetëqindmijë vota. Nuk me trembin kalamajt me gurë! Me vendin tim baj ç’të due unë!»

Po m’vjen keq, Ed, por mue po m’dhemb zemra kur po i shoh fëmijët e përgjakun. Kur po e shoh Tiranën të djegun. Kur po i shoh sheshet me gurë.
E pse? Kallxo, pse?
Mos e bleve postin me tapi?

Ik, ti s’ke ma vend në Shqipni! Merri me vete ato vota, shko n’Evropë e bahu mbret!

E di, «na kemi me vuejtë për ty e për çmenduninë tande», por besoj se, me kalimin e kohës, kemi me u mësue edhe pa ty. E nji «neoballist» ka me ia kallxue Evropës se jo krejt shqiptarët janë narkomanë e narkodilerë!
Ik, Ed, ik! Nuk ke rrugë tjetër.