“Ndërkombëtarët më pyesin për SPAK, unë nuk di si t’u përgjigjem”. –

3 Korrik  2019

Kryetari i Kuvendit shfaqet i pakënaqur me punën e deputetëve të Partisë Socialistë.

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të datës 20 qershor, Gramoz Ruçi, kërkoi llogari se pse pas 3 vitesh ende nuk janë ngritur institucionet e reformës në drejtësi duke shprehur edhe shqetësimin e ndërkombëtarëve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut.

Ndërkombëtarët dhe publiku pyesin se kur do të bëhet Gjykata Kushtetuese, kur do të ngrihet Gjykata e Lartë, kur do të ngrihet SPAK-u, kur do të ngrihet Byroja e Hetimit dhe kur do të vendoset Prokurori i Përgjithshëm. Në qoftë se ia bëj vetes sime këto pyetje, nuk di t’u jap përgjigje, aq më pak ju. Atëherë, po ne të gjithë si Kuvend ku jemi? Sikur kanë gjetur një lloj komoditeti njerëzit, që u kemi dhënë besimin për atje, të cilët trajtohen dy herë më mirë dhe dy herë më shumë sesa Presidenti.

Kryeparlamentari Ruçi shprehet kritik me punën  e Këshillit të Legjislacionit në lidhje me amendamentet Kushtetuese që duhet të miratohen për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

E kuptoni se ku jemi, apo jo?! Nuk mban më uji pilafi për këtë çështje. Edhe unë po tëjem kryetari i KED–së, kryetari i KLP-së e të tjera them: “Çfarë kërkoni nga ne ju”? Të gjithë po betohemi për reformën në drejtësi kur vjen puna për 2, 3, 4 apo 5 nene e pengojmë reformën në drejtësi.”.

Edhe për rregulloren e Kuvendit Ruçi mendon se mazhoranca po luan  ping-pong me të, pasi  sipas tij  ka 2-3 vjet që vjen vërdallë nëpër komisionie pa arritur të miratohet në Kuvend.

Në mbledhjen e 20 qershorit është miratuar dhe programi i punës së Kuvendit për periudhën 1-31 korrik dhe kalendari 3 javor i punimeve për periudhën 1-19 korrik.

Gazeta: dita