Gina Lollobrigida

16 Janar 2023

Është shuar aktorja e famshme Gina Lollobrigida!

Një protagoniste e madhe e kinemasë italiane, e cila lindi në Subiaco më 4 korrik 1927, Gina u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare.

Gina Lollobrigida ishte një nga aktoret më të rëndësishme të brezit të saj.

Së bashku me rivalen e saj “të përjetshme” Sophia Loren ajo ndihmoi në krijimin e imazhit të divës italiane, e cila arriti të shndërrohej nga një seks simbol në një yll ndërkombëtar.

Lollo, siç do ta quanin më vonë me dashuri italianët, ishte gjithashtu një “peperino”, një personazh kapriçioz dhe rebel, e cila nuk ishte e kënaqur me konkurrencën e thjeshtë, pavarësisht sa prestigjioze ishte.

Qëllimi i saj ishte të ngrihej, të rritej artistikisht.

Në karrierën e saj Lollobrigida është drejtuar nga regjisorë italianë me famë botërore si Vittorio De Sica, Mario Monicelli, Pietro Germi. Shtatorin e kaluar ajo u shtrua për një frakturë komplekse të femurit të djathtë dhe pas disa ditësh shkoi në shtëpi.