Mujo BUÇPAPAJ, zgjidhet Kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve e Artisteve

Mujo Bucpapaj
20 Maji 2026
Buçpapaj, bariu i letersisë e artit!
Nga: Agron PREBIBAJ
Sot në “Tirana Internanacional”, u bashkuan shkrimtarë e artistë si baritor, për të rioganizuar kuvendin e tyre me qellim lidhjen e përbashkimin e tribunalit të tyre.
Fillimisht fjalën e mori kryetari zt.Hysen Sinani i cili prezentoi Lidhjen e Shkrimtarëve e artistëve të Shqipërisë në sukseset dhe vështersitë përballë grabitjes së pushtetit, gjithashtu zt.Sinani, paraqiti dorëheqëjen për dhënë mundësi një brezi vital e ambicioz.
Pati fjalëmbajtje nga disa shkrimtarë e artistë, më pas kishte disa rregullime statuti, të cilat e votuan me unanimitet të plotë.
Së fundi u votuan kandidatë për kryetar me votim të fshehtë: z.Mujo Buçpapaj dhe Pirro Pjeternikaj, ku me shumicë votash, kryetar zgjidhet Dr.Mujo Buçpapaj, si baru i mirë i letersisë e kultures shqipe.
Gjithashtu u zgjodh edhe kryesia, po me votim të fshehtë.
