Moti i keq shemb një pjesë të banesës monument kulture në Gjirokastër.

Drejtori: – Është një godinë e kategorisë së parë, por është e braktisur prej vitesh nga pronarët e saj.

Është shembur në Gjirokastër muri anësor i një banese tre katëshe e cila është monument kulture. Shembja e murit së banesës tre katëshe Çani ka ndodhur për shkak të moti të keq. Për këtë është lajmëruar edhe DRKK Gjirokastër.

14 Nëntor, 2019

Koha e keqe që përfshiu vendin për disa ditë me radhë  është bërë shkak për shembjen e murit anësor të banesës tre katëshe Çani në Gjirokastër, e cila është monument kulture i kategorisë së parë. Shembja e murit të banesës së braktisur prej 12 vitesh, ka rrezikuar jeten e kalimtareve në rrugën që lidh Pazarin Karakteristik me lagjen Meçite, ku edhe ndodhet godina.

Për këtë është lajmëruar edhe Drejtoria Rajonale e Kultures Kombetare Gjirokastër e cila ka marrë si masë fillestare ndalimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks. “Ne kemi marrë informacion në orët e para të mëngjesit   se është shembur një pjesë e banesës Çani.

Moti i keq shemb një pjesë të banesës monument kulture në Gjirokastër

Është një godinë e kategorisë së parë, por është e braktisur prej vitesh nga pronarët e saj. Në kushtet e motit të keq ka rënë një pjesë e kësaj banese. Sa u hap koha ne kemi vendosur një pritë e cila do të pengoje rënien e mëtejshme të gurëve në rrugë, e cila është një ndër kryesoret për kalimin e automjeteve në Gjirokastër” tha Vaso Polo, drejtor i DRKK Gjirokastër.

Shembja e murit të banesës Çani ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa nuk ka pasur dëme në njerëz.

d.ba./r.k./Shqiptarja.com