1 Nentor 2023

Moti i ashpër ka goditur një pjesë të madhe të veriut të Italisë, duke shkaktuar edhe vërshimin e liqenit të Comos.

Në Milano, një rrebesh i madh shkaktoi pezullimin e linjës së metrosë dhe linjave të autobusëve të qytetit.

Në Venecia, efektet e fenomenit të baticës ishin të kufizuara falë barrierave artificiale të sistemit “Mose”, të cilat u ngritën për t’i mbrojtur gjatë natës.

Moti i keq në rajonin Emilia Romagna shkaktoi shembjen e pjesshme të dy urave jashtë qyteteve Parma dhe Piacenza.

Ujërat e vrullshme thuhet se rrëmbyen një burrë, i cili sapo ishte larguar nga shtëpia e tij. Në zonën më të gjerë të Piacenza, rreth 20 shtëpi të përmbytura u evakuuan.

Sipas parashikimit të meteorologëve moti i keq në Itali do të vazhdojë edhe në dhjetë ditët e ardhshme.

Gazeta Shqiptare