9 Janar 2023

Ne ditet ne vijim vjen pritet që temperaturat e ajrit të ulen dhe vendi të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Sipas parashikimit që kanë bërë sinoptikanët, e hëna do të nisë me shtim vranësirash dhe reshjet e shiut do të ndihen gjatë orëve të mbrëmjes. Ndërsa në relievet malore do të ketë prezencë të borës, po kështu dhe për ditën e martë.

E mërkura pritet të ketë kthjellime por do të pasohet me reshje shiu përsëri të enjten, duke bërë kështu që të kemi një mot të paqëndrueshëm.

Sakaq temperaturat do të ulen në minus në zona si Korça dhe Dibra, ndërsa temperatura maksimale pritet të jetë 14 gradë celsius.