MJERIM: -Banesa e albanologut – Monument i Kategorise se I-re. –

Banesa e albanologut, folkloristit, gjuhëtarit dhe shkrimtarit shqiptar Martin Camaj shpallur Monument Kulture i kategorisë së I me vendim nr.823, datë 18/05/2007.

Shtepia Monument Kulture e Martin Camajt

Banesa ndodhët në një zonë të thellë te fshatit Telum të Temalit dhe arritshmëria e banesës është shumë e vështirë. Banesa është ndërtim 2 katësh, ka formë të rregullt drejtkëndore. Dritaret janë drejtkëndore me korniza guri të latuar, me përjashtim të dy prej të cilave janë të harkuara.
Banesa është pothuajse krejtësisht e degraduar, ruhet vetëm një pjese e mureve të jashtme. Nuk ruhen ndarjet e ndërkateve, dyert dhe dritaret. Banesa është e ndërtuar me mure guri te skuadruar. Çatia ka qenë prej druri por mungon tani.

Martin Camaj

Nga: Albanian Archaeology