Misteri në fshatin anglez, prej 5 vitesh gjenden pako parash në rrugë. –

Një histori misteri dhe ndershmërie.

E tillë është ajo që ka si protagonist fshatin e Blackhall Colliery në Angli, ku tufa parash gjenden nëpër rrugë që prej vitit 2014.

Pako prej 2 mijë paundësh, shumë prej të cilave në prerje njëzetëshe janë vendosur në zona të ndryshme të fshatit përgjatë viteve dhe qytetarët i kanë dorëzuar ato në stacionet lokale të policisë.

Pakoja e fundit u gjet të hënën, siç raportojnë mediat lokale.

“Ende e mendoj se sa e mrekullueshme është që ky fshat prej 5 mijë banorësh ka kaq shumë njerëz të ndershëm. Instikti i tyre i parë është që shkojnë drejt e tek rajoni i policisë dhe që paratë t’u kthehen personave që mund t’i kenë humbur”, thotë Policia.

Një hetim për të zbuluar burimin e parave zhvillohet prej vitesh, por deri më tani pa ndonjë rezultat.

Banorëve u pëlqen të besojnë se paratë janë një dhuratë nga një “Robin Hood modern”, i cili dëshiron të ndihmojë komunitetin.

j.l./ dita