Mirush Kabashi ne rolin e Sokratit

5 Dhjetor 2023

Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm, u shua këtë të martë duke lënë një plagë në zemrat e familjarëve dhe shqiptarëve.

Aktori i mirënjohur, i cili mban edhe titullin “Artist i merituar” do të mbahet mend për kontributin e paçmuar në filmografinë shqiptare.

Mirush Kabashi la gjurmë me rolet e tij në teatër dhe në filmat shqiptarë, ku numërohen rreth 100 të tilla.

Aktori me origjinë nga Gjakova është lindur në Shkodër dhe është rritur në Durrës

Ai ka qenë drejtor në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Më pas ka punuar edhe në Televizionin Shqiptar, si dhe ka qenë pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.

Mirush Kabashi

Shpesh Kabashi ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Ai është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri, ndërsa në rrjet qarkullojnë video të tij motivuese, të cilat kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë si shembull frymëzimi.

Artisti i mirënjohur spikat në rolet satirike dhe komike. Personazhet e mishëruara nga Kabashi bien në sy për origjinalitet, për elegancën, duke frymuar karaktere me ndryshime të ndjeshme nga njeri te tjetri, të përzgjedhur me mencuri dhe intuitë.

Mirush Kabashi ka marrë shumë vlerësime gjatë karrierës së tij si aktor.

Në festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori më i mirë” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahës.

Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si ndër aktorët më të mire. Ne vitin 2002 fitoi cmimin e “Aktorit me te mire” si protagonist ne Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002”me rolin e Nokes ne komedine “Sa mire beri qe vdiq” e Ilir Bezhanit

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga 46 vende të botës.

Mirush Kabashi ne rolin e Sokrati

Ai ka marrë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”, ndërsa në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”./ CNA