5 Dhjetor 2023

Ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi, duke thënë se ai vdiq mes mesnate me 5 Dhjetor.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993.