Miniera që nxori 2 miliardë dollarë flori brenda vitit 2019

25, 2019 15:13

Miniera e Magadanin, në një zonë të largët në lindje të Rusisë, ka nxjerrë më shumë flori brenda një viti se ç’kanë si rezervë një pjesë e mirë e vendeve.

Autoritetet thonë se miniera mund të nxjerrë edhe 50 ton deri në fund të vitit, ndërkohë që deri më 1 nëntor kanë qenë 40.23 tonë, një sasi rekord.

Në të njëjtën kohë janë nxjerrë edhe 560 ton argjend.

Kjo vjen në një kohë kur çmimi i floririt sa vjen e rritet. Të premten një kg vlente 47.200 dollarë. Kjo do të thotë që 40.23 tonët kushtojnë 1.9 miliardë dollarë.

l.h/ dita