11 Maji 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim në Pukë ku kërkoi mbështetjen e banorëve për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rrok Doda. Gjatë fjalës së tij, Meta premtoi se pas zgjedhjeve të 14 majit, do të organizojnë referendum popullor në bashkitë që do të fitojnë.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” duket se do të vijojë bashkëpunimin edhe pas zgjedhjeve të 14 majit.

Këtë e konfirmoi vetë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili gjatë një takimi në Pukë premtoi referendum popullore në bashkitë që do të fitojnë.

Teksa kërkoi mbështetjen për kandidatin Rrok Doda, Meta u shpreh optimist për fitoren të thellë në qarkun e Shkodrës.

Ndërkohë nuk munguan as akuzat ndaj qeverisë Rama. Sipas Metës, politikat e gabuara të mazhorancës, kanë bërë që popullsia në qytetin e Pukës të pergjysmohet brenda këtyre 10 viteve.

Nga OraNews