Mbretëresha Elizabeta përdor shkop për të ecur në shërbesë

12 tetor 2021

Mbretëresha britanike Elizabeta është parë sot për herë të parë të ecë me ndihmën e një shkopi, teksa erdhi për të shënuar 100-vjetorin e Legjionit Britanik në katedralen e Westminster në Londër.

Kjo është hera e parë që ajo e bën një gjë të tillë në një event publik, çka sinjalizon se me shume gjasa nuk do të jetë e aftë të mbajë postin mbreteror ceremonial për shumë kohë. Ndihmësat i dhanë asaj shkopin menjëherë pasi doli nga limuzina, edhe pse nevoja e saj për mjetin dukej minimale.

Ajo dukej se eci pa problem drejt karriges së saj për shërbesën, por mori rrugën më të shkurtër nga ”podiumi i poetit”, në vend të kalimit tadicional nga dera e madhe. Më parë ajo kishte përdorur rrallë mjete ndimëse për të ecur. por jo në evente publike.

Gazeta Koha e Jone