12 Shkurt 2024

Drejtuesi i sapo-emëruar i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, nga studioja e lajmeve në “Ora News” deklaroi se PL-ja ka nisur punën për organizimin dhe mobilizimin e strukturave të kësaj partie për t’u hapur në çdo cep të vendit në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Maliqi u shpreh i gatshëm për një përballje televizive me drejtuesin e PS-së në këtë qark, Bledi Çuçi.

“Jam totalisht i mobilizuar për ta nxjerrë fitues PL-në në qarkun e Beratit.

Natyrisht që prej një rikthim në Bashkinë e Kuçovës.

Ka një nuhatje nga kryeministri për të gjitha shkeljet e mazhorancës që ai ka bërë, ndaj Rama u shfaq dje i tensionuar në Asamble ku bëri presione ndaj të tijve për zgjedhjet.

Ndryshe nga zgjedhjet vendore, Rama e ka të pamundur fitoren në këto zgjedhje. Për të shpëtuar vendin nga ky krim e korrupsion, rrotacioni politik është jetik.

Unë e kam të pamundur ta mendoj për një fitore të PS-së. Jam tejet i bindur se maksimumi me gjithë mekanizmat e tij kriminalë, Rama merr më pak se 60 mandate”, theksoi ndër të tjera Lefter Maliqi.

Nga Siklajda Shorja