5 Maji 2025

Përmes një interviste në Ora News, drejtuesi politik i qarkut të Beratit, për Partinë e Lirisë, Lefter Maliqi tha se opozita e bashkuar do të fitojë më shumë se 71 mandate në 11 maj.

Maliqi: Jemi më të motivuar për një fitore surprizë në Berat. Kemi pasur kontakte të përhershme, qysh kur unë isha kandidat për Kuçovën dhe me manipulim dhe një betejë ligjore që vazhdon ende, kjo bashki u grabit nga ana e socialistëve.

Ne do të dalim forcë e parë dhe kemi bindjen se do të dalim 4:3, një fitore surprizë për herë të parë në qarkun e Beratit. Opozita e bashkuar i kalon 71 mandate. Nuk diskutohet që do të marrim më shumë sesa 71 mandate, duke filluar nga Tirana.