Luigj Gurakuqi dhe Sali Hida Hoxha me pushke, .korrik 1911.

Luigj Gurakuqi dhe Sali Hida Hoxha – Memorandumi i Greçës, korrik 1911. Në pllajën e Greçës, në perëndim të Selcës, në Malcinë e Madhe u mblodh Kuvendi i Përgjithshëm i krenve shqiptarë, i cili më 23 qershor miratoi dokumentin e kryengritjes, të njohun me emnin “Memorandumi i Greçës”, i hartuem nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi në Cetinë. Këtë dokument, i njohun si “Libri i Kuq” (për shkak të ngjyrës së ballinës të broshurës në të cilën u shtyp) ia paraqiti Kuvendit të krenve të kryengritjes Luigj Gurakuqi tue i dhanë Kryengritjes së Përgjithshme të Malcisë nji karakter politik tue e ngritë prej nji revolte të thjeshtë që dukej në qarqet ndërkombëtare.

Foto Kel Marubbi