LIVE/ Beteja për “Shtëpinë e Bardhë”: 88 me 55, Biden kalon në avantazh. Trump merr 6 shtete

04/11/2020 – 02:17

02:16: 88 me 55, Trump fiton në 6 shtete, Biden kalon në avantazh

Donald Trump, pas Indiana dhe Kentucky, fiton edhe Alabama, Mississippi, Tennessee dhe Oklahoman.

Ndërsa kandidati demokrat Joe Biden, pas Vermontit fiton Maryland, Massachusetts, Connecticut, Illinois dhe New Jersey.

Këto janë të dhënat më të fundit të publikuara nga Associated Press.

02:07: Surprizë në Ohio, Biden thyen Trump në “shtetin republikan”

Ohio është një traditë republikane, por që duket se Joe Biden po e thyen, të paktën deri tani kur janë numëruar mbi 20% të votave.

Kandidati demokrat kryeson bindshëm me rreth 58% të votave të numëruara deri tani, por është ende herët dhe asgjë nuk është mbyllur.

Traditat mund të prishen“, kështu iu përgjigj Joe Biden atyre që e pyetën për rezultatin e votimit në Ohio, pak pas mbylljes së qendrave të votimit.

Asnjë kandidat në histori nuk është bërë President pa fituar Ohion, që është shteti i vetëm që ka nxjerrë gjashtë presidentë.