Zgjedhjet në SHBA , përleshje dhe tensione mes protestuesve para Shtepisë së Bardhë

04/11/2020 – 11:48

Në mbyllje të procesit të votimit dhe nisjes së numërimit protestuesit zbritën në rrugë në Washington, ku u panë skena të tensionuara.

Qindra protestues marshuan nëpër rrugët e Kapitolit, duke bllokuar trafikun dhe ndezën fishekzjarre.

Disa brohorisnin: “Nëse nuk marrim drejtësi, ata nuk marrin paqe!”

Demonstratat herë pas herë u shoqëruan edhe me përleshje dhe konfrontime jashtë Shtëpisë së Bardhë. Tre persona u arrestuan, raportojnë mediat amerikane.

Protesta të shpërndarja u raportuan edhe në Los Angeles, California; Karolina e Veriut; Portland, Oregon dhe New York City.

Nga: Ora News