Beteja për “Shtëpinë e Bardhë”: 56 nga 270 vota, Trump dhe Biden fitojnë në 3 shtete secili

4 NËNTOR 2020, 01:33

Trump fiton shtetin Indiana. Presidenti Donald Trump shënon fitoren e parë në një shtet, duke fituar Indianan me 64%. Ndërkohë ai kryeson edhe në Kentucky me 50.4%.

Sipas të dhënave të publikuara nga CNN në Kentucky Biden kryeson me 49.4% dhe Trump ndjek me 49%. Ndërsa në Indiana, Trump kryeson me 63% dhe Biden ndjek me 35%.

Exit Pollet e para kanë filluar të shfaqen ndërsa amerikanët bëjnë zgjedhjen përfundimtare se kush do të jetë presidenti i tyre për katër vitet e ardhshme: Donald Trump ose Joe Biden.

Gati 100 milionë amerikanë kanë hedhur votat e tyre para ditës së zgjedhjeve dhe sipas sondazheve, Joe Biden kryesonte me 6%. Por nga ata që votuan sot, 69% zgjodhën Presidentin Trump.

Ndërkohë, disa shtete të tilla si Florida dhe Texas kanë parë një numër pjesëmarrjeje në votime më të lartë se zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Gazeta Shqip