“Listat hapen 100%”/ Balla: – Në zgjedhje do të votohet për partinë dhe kandidatin

21 SHTATOR 2020

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha pas mbledhjes së grupit të PS, se Listat e Hapura 100% janë një fakt i pakthyeshëm dhe kjo është shkruar edhe në draftin e propozuar nga mazhoranca.

Balla tha se në zgjedhjet e 25 prillit do të votohet partia dhe kandidati.

“Kushtetuta ka përcaktuar qartë që më 25 prill qytetarët do të shprehin vlerësimin dhe të japin votën e tyre jo vetëm për partinë, por dhe një prej kandidatëve në një prej listës së subjekteve .

Nuk e kemi shpikur ne këtë model. Kemi marrë eksperiencën e vendeve më demokratike. Një kandidat që të zgjidhet deputet pa mbështetjen e partisë, nuk shpreh vullnetin demokratik. Në Tiranë mund të kandidojnë 36 persona dhe marrin nga 300 vota, dhe del ai me 301. Kush merr më shumë vota zgjidhet, variabli është nga 9 mijë vota në qarqet e vogla në 12 në qarqet e mëdha”, tha Balla.

Gazeta Shqip