27 Tetor 2025

Fshati Lin i Pogradecit buze Liqenit te Ohritështë shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe tashmë është përfshirë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, si pjesë e “Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit”.

Ky status i ri vlerëson bukurinë e rrallë të Linit, ku ndërthuren në mënyrë të përkryer peizazhi natyror dhe trashëgimia kulturore. Rrugicat me kalldrëm, shtëpitë karakteristike prej guri dhe druri, si dhe pamja magjepsëse mbi liqenin e Ohrit, e bëjnë Linin një nga vendet më të veçanta të Shqipërisë.