Lajme katastrofe, Ku po shkojmë. – Zjarri apokaliptik në Himarë po përhapet me shpejtësi, bashkia thirrje banorëve dhe turistëve: Largohuni nga zonat me rrezik

Zjarri në Himarë, 4 Shtator 2026
4 Shtator 2026
Zjarri në Himarë po merr përmasa të frikshme dhe po përhapet me shpejtësi në zonat e banuara.
Siç ka raportuar edhe më herët korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, një banesë është shkrumbuar ndërsa rrezikohen më shumë se 40 shtëpi dhe hotele.
Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim ku u kërkon banorëve dhe turistëve që ndodhen në zonat pranë rrezikut të largohen dhe të kontaktojnë me autoritetet.
Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Himarë zjarri i afrohet banesave
Ndërkohë banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet.
Në ndihmë është nisur një zjarrfikëse nga Vlora, Finiqi, Delvina, Saranda, 50 forca i
Ushtarake nga Gjirokastra dhe 3 mjete të Himarës. Po ashtu dy ambulanca nga Vlora janë nisur drejt Himarës.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe erës, situata është rënduar ndjeshëm, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i banorëve, por edhe i turistëve që ndodhen në hotelet e Himarës.
Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse edhe më të vështirë.
