“Ky skenar Rama-Vuçiç, si ai Enver-Tito dikur, duhet ndalur”, thirrja e ish deputetit: “Shengeni Ballkanik” na largon nga Europa. –

 26 shtator 2019

Në Nju Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar për mediat serbe se është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe nenvizoi se ne diskutimet e tyre u fol per ate qe ai e quajti “Shengen i vogel”, që pritet të formohet nga tre shtetet: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Por ne nje reagim pas ketij lajmi, ish deputeti i PD Tritan Shehu, thote se ky projekt na largon nga Europa. Ai ben thirrje qe “skenari Rama-Vucic” duhet ndalur dhe e krahason me skenarin “Enver-Tito”.

REAGIMI I TRITAN SHEHUT:

“Shengeni Ballkanik” i Rama-Vucic, endra e “Jugosllavise se Re”, na largon nga Europa.
Rama- Vucic ne dakordesi per nje “Shengen” te Ballkanit ringjallin nje teori te vjeter e te rrezikeshme vecanerisht per shqiptaret, e perputheshme kjo me endrat e Serbise, e sponsorizuar nga politika skeptike europiane per Rajonin, nga forca te brendeshme jo europeiste, si dhe nga shtete lindore prezente ne kete hapesire, qe per interesat e tyre duan ta mbajne ate jashte BE.
Kjo deklarate aventureske e Rames vjen mbas goditjes qe i dha atij Bundestagu edhe per ceshtjen e kufijeve e kerkon te mashtroje shqiptaret se ky “Shengen” mund te zevendesoje per neve BE-ne, apo se integrimi do te jete kolektiv e jo sipas standarteve te cdo vendi.

Enver – Tito

E vetmja e ardhme per ne eshte te koncentrohemi secili e si Rajon ne perbushjen e standarteve europiane, te cilat ne procesin e integrimit do te na bashkojne me Europen, do te cvleresojne kufijte tane dhe do te na afrojne ngushtesisht me njeri tjetrin si pjese e BE e jo si e nje tjetre Jugosllavie.

Nqs Rama me Vucic, kerkon ta ktheje kete “inisiative” edhe ne nje hakmarje apo kercenim per Europen, ai vecse na kujton Don Kishotin duke i bere te gjithe te gajasen, por nderkaq po demton rende interesat tona me te medha kombetare.

Ky skenar Rama-Vucic, antishqiptar e anti europeist, si ai Enver-Tito dikur, duhet ndalur.

Gazeta Panorama